Parashikimi i OKB’s për Shqipninë që ka me ju befasue: Në fund të shekullit ka me zbritë nën kaq milionë banorë

Shqipnia asht vendi që ka me pasë tkurrjen ma të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit. Parashikimi tronditës vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkueme në projeksionin e fundit të popullsisë botnore.

Simbas projeksionit bazë të OKB’s, në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipnisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me nji ranie prej 62 përqind krahasue me shifrën aktuale.

Kjo asht rania ma e madhe në botë, e cila e projekton kombin shqiptar sa nji lagje e nji qyteti të zakonshëm europian.

Simbas OKB, nga 5 shtetet që priten me pasë ranien ma të madhe të popullsisë në 80 vitet e ardhshme, 4 gjenden në Ballkan.

Ma konkretisht në vendin e dytë, shteti që ka me psue uljen ma të madhe të popullsisë asht Serbia me 52 përqind, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt Moldavia dhe Bosnja, ku popullsia pritet të tkurret me 50 përqind deri në fund të këtij shekulli.

Shteti që mbyll pesëshen e vendeve me krizën ma të thellë demografike, asht Bullgaria për të cilën OKB parashikon se ka me i humbë 48 përqind të popullsisë deri në vitin 2100.

Shperndaje në: