Albright i shkruen Veselit, kjo asht përmbajtja e letrës (dokument)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranue nji letër nga ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright. Ajo e falënderon kryetarin Veseli për pritjen dhe ofron përkrahjen e saj për Kosovën.

Kjo asht letra e Albright:

I nderuari Kryetar Veseli,

Ka qenë kënaqësi që t’ju takoj gjatë udhëtimit tim në Kosovë. Ju falënderoj shumë për kohën që keni kaluar me mua dhe për filigranin e bukur, të punuar me dorë. Pres që ta vendos atë.

Siç e dini, ndihma ndaj popullit të Kosovës është suksesi me krenar që kam arritur si Sekretare e Shtetit. Është e jashtëzakonshme të shohësh se sa larg ka arritur ky shtet dhe pres që demokracia e tij të vazhdojë të fuqizohet.

Po ashtu, ndihem shumë krenare që shoh një partneritet kaq të fortë në mes Kosovës dhe NDI. Ne shikojmë përpara që të vazhdojmë punën me ekipin tuaj.

Unë shpresoj se rrugët tona do të kryqëzohen përsëri kur ju të jeni në Washington.

Ju lutem, me njoftoni nëse unë mund të bëj diçka në të ardhmen që t’ju ndihmoj.

Me urimet më të mira.

Madeleine Albright.

Shperndaje në: