Arrestohen 2 shpijuna serbë në Kosovë: Këta janë emnat e tyne dhe detyra që kryenin në Anamoravë

Dy shpijuna serbë janë arrestue nga Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

Trajan Trajkovic dhe Boban Dajic janë dy serbët e arrestuem nga Policia e Kosovës, ata në Kosovë shërbenin si shpijuna të Serbisë.

Trajan Trajkovic, ishte i maskuem dhe punonte në Kosovë si drejtori i Shkollës Fillore në Viti, kurse Boban Dajic, ishte maskue dhe punonte drejtor i Shkollës Teknike në Vërbovc në Kllokot, shkruen Gazeta Metro.

Dy serbët ishin tue udhëtue me automjetin e tipit ‘Ford Galaxy me targat KS’ ku edhe janë arrestue mbas informacioneve se dyshohen për shpijunazh.

Akcion ky që ishte në dijeni edhe Prokurori i shtetit, mbas ndalimit nga Policia, 2 shpijunat serbë janë dërgue në mbajtje.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmue zadhanësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Me datë 10. 07. 2019 rreth orës 09:05 në Stacionin policor kufitar Dheu i Bardhë në dalje te Republikës së Kosovës, Policia Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, gjatë kontrollit të një automjeti e tipit Ford Galaxy me targa (—KS—), te cilën e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur ne vitin 1959) dhe se bashku me të si pasagjer ndodhej edhe personi tjeter poashtu i dyshuar mashkull/serb ( i lindur ne vitin 1978), dhe pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit arrestohen dhe ndaj tyre inicohet rast konform kodit penal të Republikës së Kosovës për ” Spiunazh” , per te vazhduar pastaj me procedura të tjera sipas ligjit”, tha Hoxha për Metron.

Shperndaje në: