SHBA vazhdon mbështetjen, qe sa milionë ndahen ndaj Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi dhe Drejtoresha e misionit të USAID’it në Kosovë, Lisa Magno, nënshkruen sot nji amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së SHBA dhe Qeverisë së Kosovës.

Me këtë amendament, zotohen 34 milionë dollarë amerikan shtesë nga Shtetet e Bashkueme, tue ngritë shumën totale të mjeteve të zotueme nga SHBA simbas marrëveshjes në 198 milionë dollarë amerikanë, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetë-qëndrueshmënisë.

Shperndaje në: