Xhamia u ba ‘mollë sherri’ mes Bahtirit e qytetarëve: Kryetari merr vendimin përfundimtar

Banorët e Mitrovicës kanë dalë kundër ndërtimit të nji xhamie në këtë qytet, por pamvarësisht këtyne, kryetari Agim Bahiri, ka thanë se ajo ka me u ndertue.

Por, pamvarësisht pakënaqësive, kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që xhamia me u ndertue.

Pas takimit me qytetarë dhe kryetarin e BIK-ut në Mitrovicë, kam marrë vendim që nesër në ora 11:00 të vihet gurthelemi i ndërtimit të xhamisë në Shupkovc. Ky është një vendim i pakthyeshëm sepse përveç BIK-ut, për ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit kanë bërë kërkesë edhe qytetarët.

Me gjithë respektin për të gjithë ata që kundërshtojnë, por nuk mundem në asnjë mënyrë ta anuloj vendimin për ndërtimin e xhamisë.

Ashtu siç e kam përkrahur gjithëherë, edhe kësaj radhe e përkrahu dhe vlerësoj kërkesën e BIK-ut për ndërtimin e xhamisë në Shupkovc.

Nuk do të lejoj që askush të pengoj ndërtimin e kësaj xhamie, sepse ajo është një objekt i shenjtë” shkruen Bahtiri në njoftim.

Shperndaje në: