Ministri serb provokon randë me deklaratën për masakrën e Srebrenicës

Ministri serb i Zhvillimit Teknologjik, Nenad Popovic, e ka quejt të rremë gjenocidin e Srebrenicës, transmeton Gazeta Metro.

Simbas tij, këto krime nuk janë ba nga serbët, por kundër popullit serb.

“Për shkak të instalimit të kushteve të reja degraduese që kërkojnë që Serbia me njoftë gjenocidin e rreme në Srebrenicë në mënyrë që me përparue drejt BE, asht e nevojshme me shqyrtue ma tej procesin e integrimit europian, me qëllim që të mbrohen interesat kombëtare të Serbisë dhe popullit serb.”, tha ai.

Popovic ka thanë se deklaratat që i ndigjon nga zyrtarët europianë tregojnë qartë se Serbia duhet me njoftë këtë masakër, që me u integrue në BE.

Shperndaje në: