Gjenerali serb e lshon mbledhjen rajonale të NATO’s, i pengon fjalimi i përfaqësuesit të Kosovës

Gjenerali Pedrag Bandic, shef i delegacionit të Serbisë e ka lshue mbledhjen e rajonale të NATO’së në momentin kur aty i kanë fillue diskutimet zavendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Burim Ramadani, dhe drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit, Eset Berisha.

Se Bandic e ka lshue takimin, ka tregue vetë Burim Ramadani, tue shprehë keqardhje për nji qëndrim të tillë të palës serbe.

“Sjelljet e këtilla të Gjeneralit serb nuk i kontribuojnë qasjes së përbashkët rajonale të normalizimit të aviacionit në Ballkan. Shpreh keqardhjen time për këtë veprim”, ka thanë Ramadani.

“Kosova e ka të qartë rrugën përpara. Hapja e hapësirës së ulet ajrore do të ndodh. Kjo i kontribuon mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi. Çmimet për biletat e fluturimit do të ulen, kohëzgjatja e fluturimeve do të zvogëlohet, dhe kjo ndihmon në jetën e përditshme”, ka shtue ai.

Shperndaje në: