Mbrenda Synit të Kaltër, nji nga mrekullitë e natyrës shqiptare që len gojëhapun të gjithë vizitorët (video)

Syni i Kaltër asht ndër destnacionet ma të vizitueme, mbasi asht nji nga mrekullitë e natyrës shqiptare në jug të Shqipnisë, që len të mahnitun të gjithë vizitorët.

Nji video e do vjetëve ma parë, ku tregohen mrekullitë nënujore asht ba sërish virale në rrjetet sociale.

Uji i akullt dhe i kristaltë, përbajnë nji joshje dhe krijojnë mister për atë që asht në thellësi.

“Ky sistem shpellash është një atraksion i madh turistik në Shqipërinë Jugore. Uji i ftohtë i freskët i pranverës është aq i qartë dhe tërheq një turmë për të notuar … por shpella është një tjetër histori. Shumë pak shpirtra të guximshëm e sfidojnë rrjedhën e çmendur për të hyrë në shpellë. Titani, bashkë me hulumtuesit nga Qendra Shqiptare për Kërkimin e Marinës, u fut atje“, shkruhet në videon e postueme në YouTube.

Shperndaje në: