Asambleistja ma e votueme që tentoi m’i qetësue ‘gjaknat’ në “luftën” e LDK’s në Vushtrri (video+foto)

Rrezarta Krasniqi, asamblistja ma e votueme në qytetin e Vushtrrisë, ishte e pranishme në procesin e mbrendshëm zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në nëndegën “Dardania” që u mbajt të Diellën e kalueme në Komunën e Vushtrrisë.

Mirëpo, ky proces shkoi si asht më së keqi tue përfundue me rrehje dhe gjuejte të karrikeve. Në përleshje u përfshinë edhe femnat të cilat ishin të pranishme.

Krasniqi ishte ajo që tentoi m’i qetësue gjaknat, mirëpo burrat e LDK’s nuk iu bindën fjalëve të saj.

Ma poshtë, pamjet:

Shperndaje në: