Flet personi që e gjeti të vdekun fëmiun në nji rrugë në Fushë-Kosovë: Ishte i mbuluem me jorgan, ka flejt këtu qe 3-4 ditë

Nji fëmi u gjet sot pa sheja jete në nji rrugë në Fushë-Kosovë. Policia e ka konfirmue rastin tue e cilësue si vdekje të dyshimitë.

Pastruesi i rrugëve, i cili e gjeti fëmiun pa sheja jete ka tregue se ai ishte i mbuluem me jorgan.

”Ka qenë një fëmijë 12 vjeç dhe e kam pa, të vdekur e kam gjetë. S’e kemi prekë dhe e kemi thirrë Policinë. Unë vec jam pastrues. Ka qenë i mbuluar me jorgan dhe asgjë tjetër s’kam pa. Ka qenë një djalë që ka flejt këtu 3 a 4 ditë. Policia e ka marrë pastaj me ambulancë. Po merret mjekësia ligjore’’, tha ai për Klan Kosovën.

Flora Ahmeti, zadhanëse e Policisë në Prishtinë ka thanë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë-Kosovë, ndodhet një person i shtrirë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thanë Ahmeti.

Shperndaje në: