Cakaj prezenton prioritetet: Qe çka ka me ba Shqipnia në kryesimin e OSBE

Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Gent Cakaj, i pranishëm në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vjenë ka thanë në fjalën e tij se Kryesia Shqiptare e OSBE ka me u perqendrue në prioritete përgjatë të tre dimensioneve të përcaktueme nga OSBE.

Kujtojmë se Shqipnia ka me marrë kryesimin e OSBE në vitin 2020, prandaj edhe fokusi i Cakajt ka qenë pikërisht në këtë çashtje.

“Së pari, në dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do të kenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejmë i konfliktit në Nagorno-Karabakh, adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji dhe vazhdimi i Procesit të Negocimit për Transdniestrian,” theksoi Cakaj.

“Së dyti, në dimensionin ekonomiko-mjedisor, do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore,” u shpreh Cakaj.

“Së treti, në dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore do të jenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha Cakaj.

Shperndaje në: