Çka po bahet me korrigjimin kufitar në drejtim të Kullës dhe Çakorrit? Flet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka thanë se rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, asht proces që ka marrë dakordim ndërmjet dy qeverive.

Ai ka pritur sot në takim, ish Rektorin e UP, Mujë Rugova, më të cilin ka bisedue për ecuninë e procesit dhe hapat që duhet me u ndërrmarr për finalizimin e korrigjimit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.
Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkrue në Facebook, Haradinaj

Shperndaje në: