A ra edhe Haradinaj në kurthin e komikëve rusë që u prezentuen si Poroshenko, publikohet biseda (video)

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov(Leksus), kanë vnue në lajthitje edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës. Njani nga ta i asht paraqitë kryeministrit Ramush Haradinaj në emën të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, tue i thanë se mbas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë ka me njoftë pamvarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Komikët rusë e kanë telefonue dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, nji herë në Kallnor dhe nji herë në Prill.

Në këtë bisedë telefonike të publikueme në Youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, tue i thanë se ka me përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thanë Haradinaj gjatë bisedës me njanin prej komikëve rusë, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko.

Ndërkohë mbas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthye përgjigje:

“Po, dhe mendoj që mbas fitores, unë kam me njoftë Kosovën si nji shtet të pamvarun”, i asht përgjigjë komiku rus.

Mbas kësaj bisede të zhvillueme, Haradinaj i ranë në grackë ka publikue nji status në Twiterin e tij ku i ka urue fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet”, kishte shkrue Haradinaj në llogarinë e tij në twitter, shkruen Express.

Shperndaje në: