Sulmet kibernetike Kosovës i kanë ardhë prej këtyne vendeve

Krimet kibernetike përbajnë sot nji nga shqetësimet e mëdhaja për sigurinë në krejt botën.

Edhe Kosova ka qenë e ekspozueme disa herë nga sulmet kibernetike, të cilat kryesisht kanë ardhë nga Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Rusia.

Autoritetet përgjegjëse thojnë se Kosova ka dhe siguron nji mjedis të sigurt të hapsinës kibernetike, tue minimizue dhe parandalue kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Abdulselami Shkodra, zavendësministër i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, tha për Radion Europa e Lirë, se sikurse edhe shumë vende të ndryshme, edhe Kosova asht e ekspozueme ndaj sulmeve të ndryshme kibernetike.

“Në rast të tentimeve për ndonjë sulm eventual në sistemet e institucioneve të vendit dhe qytetarëve, do të merren masat, të cilat janë të nevojshme, siç janë ato preventive dhe ato të rikuperimeve të shpejta, në rast të ballafaqimit me ato sulme”, tha Shkodra.

“Ne kemi qenë të atakuar vitin e kaluar prej IP-ve që kanë ardhur nga vendet jo dashamirëse të Kosovës, siç është fqinji ynë verior Serbia, njëra nga IP-të që janë sulmuar institucionet e vendit ka qenë nga Federata Ruse, nga Bosnjë e Hercegovina dhe një nga vendet e rajonit Maqedonia. Të njëjtit kanë synim që të hynë në sistemet kompjuterike të institucioneve të vendit, mirëpo deri tani janë zmbrapsur me sukses”, tha Shkodra.

Shperndaje në: