Përmirëson gabimin: Ambasada e Turqisë në Beograd hek referimin ‘Kosovë e Metohi’ (foto)

Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd ka ndryshue njoftimin e publikuem në profilin e saj në rrjete sociale, ku e kishte quejt Kosovën me terma fyes, ashtu siç ban Serbia.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së djeshme kishte takue Marko Djuric’in, i cili mban pozitën e drejtorit në të ashtuquejtunës “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë.

Në njoftimin e publikuem në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhej se “Ambasadori Tanju Bilgiç asht takue me Drejtorin e Zyrën për ‘KIM’ Marko Djuric dhe kanë diskutue mbi temat aktuale”.

Ndërsa, siç mundeni me pa në foton ma poshtë, kjo ambasadë ka përmirësue gabimin që kishte ba dje, gjatë takimit me Marko Djuric’in.

Shperndaje në: