Majlinda Kelmendi e nis ashtu qysh i ka hije rrugëtimin në Budapest GP

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e ka nisë me fitore rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest.

‘Mbretnesha’ e xhudos në këtë garë po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku shihet favorite për të artën.

Raundin e parë në këtë turne Kelmendi e kaloi pa duel, kurse në raundin e dytë kishte punë me meksikanën Luz Olvera.

Meksikanja e nisi ma mirë këtë duel, tue i fitue nji poen kosovares, por Majlinda përmbysi gjithçka fillimisht me nji poen, mandej me IPPON për me mbyllë duelin.

Shperndaje në: