Luftoi për ISIS, arrestohet në Tiranë terroristi rus, erdhi si emigrant i paligjshëm (video)

Nji shtetas rus, ne kerkim nderkombetar per pjesemarrje ne organizate terroriste asht arrestue ne Shqipni.

Mesohet se ne pranga asht vnue shtetasi R. M., 34 vjeç, lindun dhe banues në Norilsk, Rusi.

“Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë”– njofton policia e Shqipnise.

Kapja e tij u ba mbas nji pune disamujore. I arrestuemi asht shtetasi R. M., lindun dhe banues në Norilsk të Rusisë.

Shtetasi rus mësohet se kishte ardhë si emigrant i paligjshëm në Shqipni dhe ishte shpallë në kërkim nga Interpol Moska, mbasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, Republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshue urdhën – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikue nga Kodi Penal rus.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas asht largue nga Rusia për në Siri, ku i asht bashkue nji grupimi ilegal të armatosun, të ashtuquejtunit “Shteti Islamik” (ISIS), tue qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Shperndaje në: