A asht Macron i hapun ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve?

Agjencia franceze e lajmeve “AFP”, ka shkrue se Presidenti i Francës, Emmanuel Marcon, asht i hapun ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, për dallim nga kancaelarja gjermane, Angela Merkel.

Vizitën për në Beograd që e kishte anulue në Dhetor të vitit 2018 për shkak të protestave masive në Francë, presidenti Emanuel Macron ka me realizue këtë vit. Ai ka me qendrue në Beograd për dy ditë nga 15 Korriku.

Nji nga temat kryesore që ka me diskutue me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, ka me qenë zgjidhja e problemit të Kosovës.

Siç shkruen agjencia e lajmeve franceze, AFP, presidenti i Francës asht i hapun ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, ndryshe nga kancaelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka droe së nji prekje e mundshme e kufijve kishte me hapë Kutinë e Pandorës./Metro

Shperndaje në: