Erdogan arrin frik për nji ‘vizitë ekstremisht’ të randësishme në Serbi, me hapë fabrika!

Tue iu referue vizitës së ardhshme që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka me zhvillue në Serbi, ambasadori turk në Beograd, Tanzi Bilgic, thotë se kjo vizitë ‘ka me qenë eksremisht e randësishme’.

Ai ka thanë se Serbia dhe Turqia kanë me festue 140 vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes të dyja vendeve këtë vit dhe me vizitën e Erdogan në Turqi, do të nënshkruhen ‘nji numër i madh marrëveshjesh në disa sektorë’, ka thanë ai.

“Asht planifikue me u ngritë nji fondacion që ka me qenë i randësishëm për projekte infrastrukturore si ai Beograd – Sarajevë si dhe do të nënshkruhen marrëveshje të tjera që kanë të bajnë me hapjen e disa fabrikave”, ka thanë ai në nji intervistë për Danas.

Shperndaje në: