Arrihet marrëveshja që çon ma shumë infermierë kosovarë në Gjermani: Kërkohen mbi 70 mijë

Siç kemi raportue edhe ma herët në bazë të informacioneve që ka publikue televizioni gjerman ‘ZDF’, Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë dhe këtë mungesë mundet me kompenzue vetëm me ardhjet nga vendet tjera, ndër ta edhe Kosova.

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, mbas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani në fushën e shëndetësisë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se mes dy vendeve nuk kanë me u ndalë bashkëpunimet në fushën e shëndetësisë.

Spahn ka deklarue se Gjermanisë i nevojiten ma shumë se 70 mijë infermierë ,’i marrë nga vendet e hueja, ndër ta asht edhe Kosova.

“Unë kam ndigjue se ka me mujt me pasë përkrahje në praktike në fushën e sigurimit shëndetësor. Po ashtu, shtrohet pyetja, në rast të nji situate emergjente, kur nji person nuk asht në gjendje me i mbulue shpenzimet financiare, atëherë ka me ju ofrue ndihma. Na kemi nevojë për rreth 70 mijë infermierë. Këtë numër të madh të infermierëve që na duhen mujm me arritë vetëm me ardhjet nga vendet tjera, dhe Kosova asht shteti i parë me të cilën nënshkruem marrëveshje të kësaj natyre”, u shpreh Spahn.

Doktorët kosovarë po bahen gati për Gjermani: Ministri gjerman vjen për rekrutimin e tyne (video)

Shperndaje në: