Turqia, forca e dytë në NATO, por Erdogan befason – Tregon planet për armatim të përbashkët me Rusinë

Putin Erdogan

Synimi i ardhshëm i Turqisë, mbas blemjes së sistemit raketor S-400, asht nji prodhim i përbashkët i sistemeve të mbrojtjes ajrore me Rusinë, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan

Forcat e armatosuna turke renditen kolektivisht si forca e dytë ma e madhe ushtarake në NATO, mbas Forcave të Armatosuna të SHBA, me nji forcë të vlerësueme në vitin 2015 nga 639,551 ushtarakë, civilë dhe personel paraushtarak.

Gjatë ditës së djeshme, Turqia bleu sistemin raketor S-400 nga Rusia, ndërsa mbas kësaj, po planifikon prodhimin e armëve të përbashkëta me këtë vend.

Nji gja të tillë, e ka ba të ditun vet Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka thanë se synimi i ardhshëm i Turqisë asht prodhimi i përbashkët i sistemit raketor S-400. Pikërisht diçka e ngjajshme me partneritetin në programin F-35 të NATO’s, ku Turqia kishte me pasë qasje të madhe në atë program. Disa fabrika në Turqi do ishin të përcaktueme për mirëmbajtjen e aeroplanëve luftarak F-35 dhe prodhimin e tyne./360grade.al

Shperndaje në: