Me mbetë shtatzanë derisa je shtatzanë…! Shkenca pranon se asht e mundun

Tingëllon e pabesueshme, por qe që qenka e vërtëtë. E kishit mendue najherë se nji femën mundet me mbetë sërish shtatzanë, ndërkohë që asht shtatzanë. Mund të duket si nji fenomen i mbinatyrëshëm i pamë në ndonji film fanta-shkencë, por asht e vërtëtë. Nji grue mundet me mbetë përsëri shtatzanë derisa asht.

Bright Side
ka tregue arsyet se pse kjo mundet me ndodhë.

Kjo gjendje e rrallë quhet “superfetim”, që nënkupton konceptimin e nji fetusi të dytë, ndërsa asht shtatzanë me nji tjetër. Si rezultat, nji nanë merr bineq me mosha të ndryshme gestacioni dhe nganjiherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.

“Superfetim” nuk asht e njëjta gja si “superfekondimi”. Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë nji periudhe të ciklit menstrual. Në rastin e superfetimit, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale dhe bineqtë përveç se nuk do të kenë moshën e njajtë, do të ndryshojë gjithashtu edhe gjatësia dhe grupi i gjakut.

Normalisht, kur nji grue asht shtatzanë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë nji sinjal trupit për m’u “pregaditë” për rritjen e nji fëmiu. Megjithatë, kur ndodh superfetimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë nji vezë tjetër, e cila gjithashtu mundet me u ba e fekondueme (pra trupi asht gati për nji shtatzani tjetër).

Ka 10 raste të njoftuna zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi. Nji grue me emnin Kate Hill mbeti shtatzanë dy herë mbrenda 10 ditëve.

Ajo lindi dy çika të vogla – Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikue si bineq, megjithatë, diferenca kohore mes ngjizjes së tyne ishte 10 ditë. Megjithëse ato lindën në të njajtën ditë, peshat e tyne dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme.

A.P./Shqiptarja.com

Shperndaje në: