Muzafer Shala edhe zyrtarisht merr postin e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Muzafer Shala edhe zyrtarisht asht emnue ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Këtë e ka ba të ditun kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Kam emëruar sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën. Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, ka shkrue Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shala e pason ministrin tjetër të PDK’s, Besim Beqaj, i cili dha dorëheqje mbas vendimit të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, për largimin nga pozitat zyrtare të personave të cilët kanë aktakuzë dhe janë në procese gjyqësore.

Shperndaje në: