E lypën krejt, e mori Juventusi (video)

Matthijs De Ligt mbërrini mbramjen e djeshme në aeroportin e Torinos, ku u prit nga nji numër i konsiderueshëm fansash, ndërsa sot ka zbarkue në “J Medical”, me iu nënshtrue vizitave mjekësore, para se me hedhë firmën mbi kontratë dhe me nisë aventurën bardhezi.

Transferimi i 19-vjeçarit nga Ajaxi ishte shëndrrue në nji telenovelë të vërtetë këtë verë, mbasi ndjekej nga ekipet ma të mëdhaja europiane, si PSG, Manchester United e City, Barcelona, etj., por në fund garën e fitoi Juventusi.

Bardhezijtë paguen 75 milionë euro në arkat e Ajaxit, ndërsa mbrojtësit i ofruen nji kontratë 5-vjeçare që nis me 12.5 milionë euro në sezon dhe vjen në rritje, për me prekë shifrën e 22 milionë eurove, në vitin e pestë.

Shperndaje në: