Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, bisedojnë për liberalizimin e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritë në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhymje:

Takim i rregullt pune me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.Diskutim përmbajtësor për zhvillimet politike në vend, vizitën e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë Jens Spahn, përparimet në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe marrëdhëniet e avancuara bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman.

Shperndaje në: