Vulin: Ushtria e Kosovës dhe “Shqipnia e Madhe”, kërcënimi ma i madh për sigurinë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se bashkëpunimi i ushtrisë së Serbisë me NATO’n, nën Programin e Partneritetit për Paqe, asht nji “nivel optimal” i marrëdhanieve reciproke.

Gjatë nji takimi në Beograd me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO’s në Europë, Tod Wolters, Vulin tha se kërcënimi ma i madh për sigurinë në Ballkan janë formimi i ushtrisë së Kosovës dhe “përpjekjet për formimin e Shqipnisë së madhe”, ka thanë Vulin, shkruen B92.

“Për Serbinë, KFOR’i (mision paqeruejtës i NATO’s) asht i vetmi formacion i ligjshëm i armatosun në Kosovë dhe popullata serbe e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë. Prandaj, për Serbinë asht shumë shqetësuese kur zvogëlohet kapaciteti ose roli i KFOR’it”, ka deklarue Vulin.

Shperndaje në: