Ekspertët ngrejnë alarmin, kujdes nga aplikacioni rus që jau transformon ftyrën (foto)

Face App asht nji nga manitë e fundit në rrjetet sociale, por ekspertët po ngrejnë alarmin. Ky aplikacion i cili asht ba viral kohët e fundit asht projektue nga ekspertët rusë në vitin 2017.

Shërbimi përdor inteligjencën artificiale me redaktue nji foto të telefonit tuej dhe e transformon imazhin tuej lidhun me moshën, ngjyrën e flokëve si dhe ju ndryshon gjininë.

Por, ekspertët janë të shqetësum për nji klauzolë të dyshimtë lidhun me të, i cili mundet me hy, me i ruejt imazhet nga rrotulla e kamerës, pa lejën tuej.

Shkrimi i plotë:

Face App është aktualisht një nga aplikacionet më të shkarkuara për iOS dhe Android.

Por me rritjen e popullaritetit, disa kanë ngritur pyetje rreth asaj se sa të sigurt janë të dhënat tona të përdoruesit dhe çfarë bën me fotot e përdoruesit.

Termat dhe kushtet e aplikacionit në thelb i japin FaceApp qasje për të përdorur, modifikuar, përshtatur dhe publikuar çdo imazh që ju ofroni.

FaceApp lejohet të përdorë emrin tuaj, emrin e përdoruesit ‘ose ndonjë ngjashmëri të dhënë’ në çdo format medial pa kompensim dhe nuk do të keni ndonjë aftësi për ta hequr atë ose për të ankuar për të.

Gjithashtu nuk do t’ju kompensojë për këtë material dhe do të mbajë imazhin shumë kohë pasi të keni fshirë aplikacionin. Përdoruesit e Twitter kanë theksuar gjithashtu origjinën ruse të aplikacioneve – FaceApp është në pronësi të një kompanie, Wireless Lab, e cila është e bazuar në Shën Petersburg./Shqiptarja.com

 

Shperndaje në: