NATO zbulon vendet n’Europë ku ruhen armë bërthamore amerikane

Nji raport i Asamblesë Parlamentare të NATO’s ka dhanë rastësisht informacion rreth vendeve n’Europë ku ruhen armët bërthamore amerikane, simbas Washington Post.

Raporti u botue në Prill, i quejtun “Epoka e re e presionit bërthamor”, por shpejt mbasi u publikue, ajo u fshi, mbasi flet për saktësisht 150 kapsulla bërthamore të instalueme n’Europë.

Dhe, janë gjashtë vende ku ndodhen ato:

1 – Crane Brogel në Belgjikë,

2 – Buhl në Gjermani,

3 – Aviano në Itali,

4 – Gedi-Tor në Itali,

5 – Volkel në Holandë

6 – Indžirlik në Turqi.

Gazeta amerikane gjithashtu deklaron se javën e kalueme u publikue versioni përfundimtar i raportit, edhe pse këtë herë pa vendndodhjen europiane të raketave bërthamore të SHBA.

Autori i këtij raporti, përkundër akuzave për botimin e informatave konfidenciale, tha se të gjitha informatat që përmban ky dokument janë mbledhë nga burime publike.

Shperndaje në: