Haradinaj: Taksa asht shtet

Kryeministri Ramush Haradinaj në kuvendin e tetë zgjedhor të degës së Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës në Vushtrri, ka shfrytëzue rastin edhe njiherë me përmendë vendosjen e taksës ndaj mallnave serbe dhe dialogun me Serbinë.

Simbas tij, guxim ka qenë edhe formimi i ushtrisë edhe vendosja e taksës ndaj Serbisë edhe parandalimi i ndarjes së Kosovës.

“Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka qenë i guximshëm. Guxim ka qenë për t’i thënë stop kur janë mobilizuar për të ndarë Kosovën. Guxim ka qenë kalimi i ligjit për Trepçën në Qeveri dhe Parlament. Guxim është t’i thuhet sot Serbisë që s’mund të na e rrezikosh ekzistencën tonë. Taksa është shtet, nëse s’mundesh për të mbajtur taksën deri në njohje, nuk do të marrim njohjen reciproke të dy shteteve. Është komponentë e të shtet-bërjes, nuk është votë”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: