Serbët në panik, tuten se futbollisti kosovar mundet me ba shqiponjën kundër Crvena Zvezda’s (foto)

Festimi i gollave me shqiponjë vazhdon me mbetë nji ankth për serbët.

Tronditja që ata morën në Kampionatin Botnor 2018 me festimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duket se i ka lanë ende me pasoje.

Nji festim të tillë e presin edhe në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve mes HJK Helsinkit dhe Crvena Zvezda’s.

Mediat serbe kanë përmendë të gjithë lojtarët e huej që luejnë te kampioni finlandez, tue veçue emnin e nji shqiptari – Erfan Zeneli.

Edhe pse kaloi pothuejse tanë jetën e tij në Finlandë, Zeneli ka lindë në Kosovë, ma saktësisht në qytetin e Gjilanit.

Shperndaje në: