Mbas vizitës në Beograd, Macron vjen me këtë paralajmërim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklarue në Beograd se ka me u angazhue personalisht për gjetjen e nji zgjidhje dhe arritjen e nji marrëveshje paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

Simbas mediumit serb, Blic.rs, Macron tash po planifikon me emnue nji të dërguem të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili ka me luejt nji rol aktiv në zgjidhjen e çashtjes së Kosovës.

Madje, për këtë thuhet se asht i njoftuem edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë vizitës dy ditore sa ishte Macron në Serbi.

Shperndaje në: