Pronari i autoshkollës kapet nga Policia tue i marrë pare kandidatit me kalue provimin

Policia e Kosovës ka arrestue në flagrancë pronarin e nji auto shkolle në Prishtinë.

Pronari i auto shkollës asht kapë tue ia marrë viktimës mashkull nji shumë paresh me pretekst se ka me i ndihmue me kalue provimin praktik për patentë shofer.

I dyshuemi asht intervistue dhe me vendim të prokurorit asht dërgue në mbajtje.

Ndryshe, Policia e Kosovës para disa javësh ka arrestue 23 persona të dyshuem për dallavere me patentë shofera.

Shperndaje në: