Sekretari amerikan: SHBA, e gatshme me u përfshi në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por…

SHBA asht e gatshme me u përfshi në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, por këtë s’e banë njiherë derisa palët të mos vendosin me ju kthye të njajtit, ka thanë ushtruesi i detyrës të zavendësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Europë, Philip T. Reeker.

Reeker për Zërin e Amerikës ka thanë që për rolin potencialisht ma të fuqishëm të SHBA në procesin e dialogut së fundmi bisedoi edhe me njeriun e parë të Departamentit të Shtetit.

“SHBA asht absolutisht e gatshme me u përfshi, për këtë bisedova edhe me Mike Pompeo’n, sepse duem përparim. Por s’e bajmë pa ju. Kosova dhe Serbia duhet bashkë me vendosë nëse janë të gatshme me ju kthye dialogut”.

Shperndaje në: