“Vdekshi”, 41 vjeçari e kall studion e filmave, të paktën 23 të vdekun (foto)

Të paktën 23 veta kanë vdekë dhe dheta të tjerë janë plagosë mbas nji sulmi të dyshuem për vendosje të zjarrit në nji studio filmash të vizatuem në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

Media lokale cituen policinë që konfirmoi se nji njeri hyni në studion e filmave vizatimorë të Ejten në mëngjes dhe se i dyshuemi, nji 41-vjeçar, qiti benzin ​​përpara se me dhezë atë.

Burri ishte ndigjue tue thanë “vdekshi” ndërsa ia vuni zjarrin godinës.

Shperndaje në: