SHBA e merr n’dorë situatën, ​Trump organizon samit për Kosovën? Qe kur

Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës kanë me marrë nji ftesë për nji takim në Shtetet e Bashkueme, menjiherë mbas samitit në Paris, mbasi Washingtoni asht i vendosun me zgjidhë çashtjen e Kosovës deri në fund të vitit, shkruejnë mediat serbe.

Simbas tyne, plani i Washingtonit asht se menjiherë mbas Parisit në Shtator me u takue liderët me qëllim të zhbllokimit të gjanave nga pika e vdekun.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ba të ditun se ka me organizue nji takim të ri, dhe qëllimi kryesor i kësaj ngjarje asht që Perëndimi me detyrue Prishtinën me hekë taksën.

Macron ka me bisedue me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila gjithashtu ka me qenë pjesëmarrëse në takimin në Paris./KosovaPress

 

Shperndaje në: