Gjykata merr vendim ndaj të dyshuemit për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktue 30 ditë paraburgim të dyshuemit për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Kjo u ba e ditun përmes nji komunikate për media.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njejtë apo të ngjashme penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Shperndaje në: