E provokoi gazetari, Ibra ia mshel gojën me dy fjali (video)

Zlatan Ibrahimovic po konkurron me u shpall gollashënuesi ma i mirë i këtij sezoni në kampionatin amerikan (MLS) me ekipin e Los Angeles Galaxy.

Gjithsesi 13 gollat e tij janë larg 19 gollave të shënuem nga Carlos Vela, që po shkëlqen te Los Angeles FC.

Sulmuesi suedez u provokue nga gazetari gjatë nji interviste ku i theksuen se Vela asht shumë larg tij këtë sezon, por Zlatan si gjithmonë din me dhanë përgjigje epike tue ia mbyllë gojën gazetarit.

Vela lojtari ma i mirë në MLS?

“Pa pikë dyshimi. Sepse Vela asht në kulmin e vet, sa vjeç asht ai?

29? Ai po luen në MLS dhe asht në kulmin e karrierës. Ku isha unë në moshën 29-vjeçare?

Në Europë.

Diferencë e madhe, apo jo?”.

Shperndaje në: