Daut Haradinaj sqaron gjithçka rreth ndalimit të tij në Vjenë nga policia austriake

Mediat kosovare kanë raportuE sot gjatë ditës se deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj, asht ndalue në Vjenë, bazue në fletë-arrestet ndërkombëtare të lëshueme nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohue vet Daut Haradinaj, i cili ka folë për Klan Kosovën.

Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim”.

“Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë”.

“Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai

Shperndaje në: