Merkel: Taksa vendosi re të zeza mbi dialogun Kosovë – Serbi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, siç citohet nga mediat e Beogradit, ju ka thanë gazetarëve në Berlin se “mbi dialogun midis Beogradit e Prishtinës janë shfaqë re të zeza mbas vendosjes nga Kosova të taksës ndaj mallnave serbe”.

Merkel gjatë bisedës me korrespondentët në Berlin ka theksue se Gjermania ka interes të madh për integrimin europian të Serbisë dhe të Kosovës, se në këtë rrugë po ecet përpara, por, siç asht shprehë ajo, për këtë asht e nevojshme përtëritja e dialogut midis Beogradit e Prishtinës.

Taksa ka çue mbrapa dhe jo nga ecja përpara, ka thanë Merkel, tue rikujtue se lidhun me këtë ka bisedue me liderët e Beogradit e të Prishtinës në takimin kohë ma parë në Berlin./Periskopi

Shperndaje në: