Dorëheqja e Haradinajt ka me ju dhanë Vucic’it dhe Thaçit ma shumë hapsinë ​​për negociata – Qe kush po thotë

Ministri malazez i Punëve të Jashtme, Srdjan Darmanovic, thotë se dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u jep hapsinë ma të madhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e atij serb, Aleksandër Vucic, për negociata.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, u jep hapsinë për negociata dy negociatorëve kryesorë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic”, tha Dermanovic në nji intervistë për Zërin e Amerikës.

Darmanovic, megjithatë, thekson se e ardhmja e kësaj çashtje mvaret nga marrëdhaniet mes forcave në Kuvendin e Kosovës dhe mes vet politikanëve e liderëve kosovarë.

Shperndaje në: