Rruga e këtij qyteti në Shqipni, nga sot ka me mbajtë emnin Ramush Haradinaj

Bashkia Kamëz në Shqipni ka vendosë që nji rrugë e qytetit me mbajtë emnin e Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Nisma asht marrë nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili mendon se ky asht nga pagëzimet ma të bukra të rrugëve të qytetit.

“Ramush Haradinaj me dorëheqjen e djeshme tregoi se është një shtetar i vërtetë, një patriot dhe atdhetar, siç ka bërë çdo ditë të jetës së tij”, ka thanë Mziu.

Kujtojmë se, Haradinaj asht edhe Qytetar Nderi i Kamzës dhe tash ky qytet ka vendosë me nderue edhe me rrugë.

Shperndaje në: