Jakup Krasniqi u ftue nga Specialja, Limaj: Ai ka me mbrojtë luftën e drejtë të UÇK’s

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir LImaj, ka thanë se edhe kësaj radhe Jakup Krasniqi ka me mbrojtë luftën e UÇK’s.

Limaj gjithashtu ka theksue se Kosova ka me kalue me sukses edhe këtë sfide, derisa ka paralajmërue fitore përballë shpifjeve të luftaëve të UÇK’s.

Këto komente Limaj i ka ba mbasi Jakup Krasniqi tregoi se asht ftue nga Specialja.

“Ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të drejtë. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj nuk kemi alternativë, pos përballjes me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës! Kam bindjen e fortë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë perballë shpifjeve”, ka shkrue Limaj në reagim.

Shperndaje në: