Edi Rama reagon për ftesat e Gjykatës Speciale: Nuk ia përmend emnin Haradinajt

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka reague ma në fund për ftesat që po bahen nga Gjykata Speciale ndaj ish-komandantëve të UÇK’s, por ai nuk ka përmendë emnin dhe dorëheqjen e Ramush Haradinajt, shkruen Gazeta Metro.

Rama nuk ka komentue dorëheqjen e Ramush Haradinajt si kryeministër i Kosovës, madje as nuk ia ka përmendë emnin atij në postimin që ka ba në Twiter.

Krejt çka ka shkrue ai ka thanë se këto ftesa nga Haga për çdonjanin që asht thirrë asht vetëm nji sfidë e re për me provue deri në fund pafajësinë e tyne.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkrue Rama.

Shperndaje në: