Politikani serb: Vucic po pregaditet me njoftë Kosovën, ta rrxojmë

Presidenti i partisë “Serbia e Re”, Velimir Ilic, ka thanë se në Serbi duhen me u organizue zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale, mbasi simbas tij, Aleksander Vucic asht tue u pregaditë me njoftë pamvarësinë e Republikës së Kosovës.

Ilic ka thanë se Vucici nuk asht tue veprue si president i Serbisë dhe se nuk ka me mbrojtë kushtetutën e shtetit.

“Presidenti i Serbisë asht tue u përpjekë me na bind se gjaja ma e randësishme asht paqja dhe stabiliteti në rajon, por ai asht në panik, dhe konfuz”, ka thanë Ilic, derisa ka komentue paraqitjen e Aleksander Vucic’it për dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Ai thotë se simbas deklaratave të Vuçic’it kanë kuptue se nuk asht tue u planifikue naj zgjdihje për Kosovën që kishte me kënaq Serbinë dhe që kishte me plotësue interesin nacional.

“Na gjithashtu jemi në dijeni se presidenti i Serbisë asht tue u pregaditë me njoftë pamvarësinë e shtetit të Kosovës, sepse kështu duen fuqitë e mëdhaja dhe Bashkimi Europian”, ka shtue ai, shkruen novimagazin.rs.

Shperndaje në: