Veseli flet për ftesat e Speciales: Ushtarët e lirisë kanë me dalë faqebardhë

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ka folë për ftesat që u janë dërgue luftarëve të UÇK’s nga Gjykata Speciale për intervistim.

Në nji konferencë për media, ai ka thanë se këto ftesa nuk duhet me u lejue me shkaktue huti dhe pasiguri te qytetarët tanë.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, për aq sa edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide.

Kosova shtet i pavarur dhe sovran, është produkt i kësaj sakrifice sublime të qytetarëve tanë. Është e arritur e luftës së tyre për liri, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa shteti jonë, është siguria e jetës për fëmijët dhe kombin tonë”, ka deklarue Veseli në konferencë për media.

Shperndaje në: