Edhe nji rom vrahet n’Kosove!

Dje asht vra personi me inicialet G.R. 45 vjeçar i komunitetit rom, si pasojë e lëndimeve të randa që i ka marr prej dajakit qe ja kane dhane te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton”, në Prishtinë. Viktima asht godit n’krye dhe ka mbete pa vetëdije, ma vone ka vdeke. Prokuroria ka njoftue se deri tash nuk dihen motivet e kësaj rrehje, si dhe sulmuesi ndodhet ende n’arrati.

Qe cka thote policia:

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.07.2019 – 17:51. Është raportuar se viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është goditur në kokë duke mbetur pa vetëdije. I njëjti nuk ka mundur ti përballojë lëndimet e marra dhe ka ndërruar jetë. I dyshuari gjendet në arrati”.

Viktima asht prej Fushë-Kosove, kishte ardhe nga Gjermania, ku e ka lane gruen dhe fëmitë.

Shperndaje në: