Zidane konfirmon largimin e Bale

Gareth Bale largohet nga Real Madrid. Lojatari nga Wells nuk luejti në ndeshjen kundër Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për parasezonalet.

Edhe trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane e konfirmon largimin e 30 vjeçarit, shkruen BBC.

Zidane u shpreh se largimi i Bale asht per te miren e të dyja palëve. “ Na shpresojmë që ai të lëvizë së shpejti. Do të ishte mirë për të dyja palët. Ne po punojme në transferimin e tij te nji klub tjetër. Nuk kam asgjë personale me të, por ka ardhe koha që gjanat me ndryshue”,  tha Zidane.

Për Bale ka disa oferta, ku kryesorët janë nga Premier League, si Manchester United dhe Tottenham.

Nga Bundesliga Bayern Munich kërkon uellsianin si zavendësues të holandezit Arjen Robben.

Oferta ka edhe nga Liga Kineze. Gareth Bale ka edhe 3 vjet kontratë me Real Madrid. Ai erdhi në Madrid në vitin 2013 për 100 milion euro, në atë kohë u ba lojtari ma i shtrejtë. Mbas sezoit të parë Bale, pati  shpesh dëmtime, të cilat shkaktuen humbje edhe vendin e titullarit përballë Iscos, Asensios dhe Lucas Vasquez.

Me Real Madrid Bale ka fitue 4 Champions League, 1 Copa Del Rey ku ishte protagonist në gollin e fitores, 1 La Liga, 3 Super Kupa Europe dhe 4 Kupa Bote për klube.

/rrokum.tv/

Shperndaje në: