Vucic merr mbështetje të madhe për Kosovën nga Rusia: Ky asht mesazhi i Putin’it për Kosovën

Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, tashma ka arritë dhe ka fillue misionin e tij diplomatik tue ia dorëzue Letrat Kredenciale presidentit serb, Aleksandar Vucic. Ky person ia ka sjell edhe nji mesazh tejet të randësishëm Vucic’it dhe Serbisë lidhun me Kosovën, shkruen Gazeta Metro.

Bocan Harchenko i ka përcjellë mesazhet e presidentin rus, Vladimir Putin deri te Vucic, ku thuhet se shprehin gadishmëninë e udhëheqjes ruse për me vazhduar me i ndërtue marrëdhaniet e besimit të vërtetë me Serbinë.

Mesazhi kryesor nga Putin për Vucic asht se Serbia ka mbështetjen e fortë të Rusisë për ruejtjen e integritetit dhe sovranitet të saj territorial tue respektue Rezolutën 1244.

“Serbia mundet me u mbështet në mbështetjen e fortë të Rusisë në ruejtjen e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, tue respektue Rezolutën 1244 dhe ligjin ndërkombëtar”, tha Vucic t’i ketë thanë mesazhi i Rusisë që ka përcjellë Putini, shkruen Gazeta Metro.

Vucic tha se ambasadori Bocan-Harchenko, si dhe ekspert i shquem në rajon, kanë diskutue për dialogun e ngecun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kemi diskutue për dialogun e ngecun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe zhvillimet e tjera në Ballkanin Perëndimor, tue shprehë shqetësim për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe pozitën e vështirë të popullit serb në krahinën tonë jugore”, tha Vucic

Shperndaje në: