Boris Johnson mban fjalimin e parë si kryeministër britanik

Boris Johnson ka mbajtë fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë.

Sa i përket largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian me 31 Tetor ai ka thanë se qeveria e tij ka me kthye besimin në demokraci.

“Njerëzit që sfidojnë Britaninë kane me humbe bastin, sepse na do të rikthejmë besimin në demokraci dhe na do të përmbushim premtimet e parlamentit ndaj popullit si dhe do të largohemi nga BE me 31 Tetor”.

Sa i përket përgjegjësisë për me përfundue procesin e Brexit, ai ka thanë se “sot kemi me ndertue nji ekip fantastik të burrave dhe grave, me pa ndryshimin” që dëshiron me pa.

Ai ka thanë se dëshiron me hartue nji marrëveshje të re me BE sa i përket largimit të Britanisë nga blloku europian.

Shperndaje në: