E tmerrshme: Dhunohet seksualisht në motel dhe incizohet gjatë aktit nji femën në Prishtinë

Nji grue asht dhunue mbasi që pa dëshirën e saj i dyshuemi e ka futë në veturën e tij tue e dërgue në motel e mandej edhe e ka dhunue.

Simbas Policisë së Kosovës i dyshuemi kishte ba fotografime dhe incizime të ndryshme, njikohësisht i kishe vjedhë dokumente personale dhe nji shumë paresh.

Lidhun me rastin janë intervistue edhe dëshmitarë rasti.

“Me 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti”, thuhet në raportin e policisë.

Shperndaje në: